Son do të luaj sot ndeshjen e fundit me Tottenhamin, tanimë ka marrëveshje me klubin e ri

Heung Min Son ka vendosur përfundimisht të largohet nga Tottenham Hotspur pas 10 viteve të kaluara në klub.
Sulmuesi koreano-jugor do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit me Spurs, ndaj Newcastle United në Korenë e Jugut, në kuadër të një turi komercial të klubit.
Son e përshkroi largimin si “më të vështirin që kam marrë në karrierën time”, gjatë një paraqitjeje me trajnerin e ri të Spurs, Thomas Frank.
“Erdha në Londrën veriore si fëmijë, në moshë shumë të re, një djalë i ri erdhi në Londër i cili as nuk fliste anglisht. Të largohem nga ky klub si një burrë i rritur është një moment shumë, shumë krenarie”, deklaroi Son.

Lexo edheJordi Alba e shpëton Inter Miamin, Messi largohet i lënduar në minutat e para
Kushtet personale mes Son dhe LAFC janë thuajse të dakorduara. Ai pritet të bëhet një nga lojtarët më të paguar në MLS, ndërsa kalimi i tij shihet si një fitore e madhe për klubin amerikan.
Sulmuesi ka pasur gjithashtu oferta të majme nga klubet e Arabisë Saudite, por ka preferuar Los Angelesin për shkak të projektit sportiv të klubit dhe komunitetit të madh korean në qytet.














