BallinaBotëS’mund t’i varrosin as familjarët prej bombardimeve, shihni ku përfundojnë trupat e...

S’mund t’i varrosin as familjarët prej bombardimeve, shihni ku përfundojnë trupat e të vrarëve në Ukrainë

Të ngjajshme

Bayerni i çon “selam” Realit, merr fitore të thellë në Bundesliga

Bayern Munichu ka arritur një fitore të madhe. Ata mposhtën...

Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran

Delegacionet e ShBA-së dhe ato iraniane kanë shkëmbyer mesazhe...

Asgjë konkrete për presidentin e ri, afatet kushtetuese drejt fundit

Nga java e ardhshme pritet të intensifikohen takimet e...

Rrëfimi prekës i Anton Qunit për komandantin e Koshares, Agim Ramadanin

Në një rrëfim emocional për heroin, komandantin e Betejës...

Qytetarët e Mariupolit, qytetit të rrethuar nga rusët, po përjetojnë ditë ferri. Nënkryetari i këtij qyteti tha se nuk e di saktësisht se sa njerëz janë vrarë, por tregon se shifra e fundit që e dinë është 1,207 persona.

“Këta janë vetëm trupat që kemi mbledhur në rrugë”, tha Sergei Orlov për BBC.

Associated Press ka publikuar një fotografi të të vrarëve, trupat e të cilëve hidhen në një varr masiv, përcjell Gazeta Express.

“Trupat e pajetë vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupol, Ukrainë, e mërkurë, 9 mars 2022, pasi njerëzit nuk mund t’i varrosin të vdekurit e tyre për shkak të bombardimeve të rënda nga forcat ruse. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)”, thuhet në përshkrimin e AP.

Orlov tha se 47 persona janë varrosur në një varr masiv, në pamundësi për të shkuar në varrezat jashtë qytetit.

“Jo të gjithë ata u identifikuan”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz