Një qytetar i Skenderajt ka shprehur një shqetësim, lidhur me gjendje e trotuarit në rrugën Skenderajt-Laushë, në kthesen e parë ku nis hyrja për në këtë fshat nga qytetit, transmeton Drencia Press
“Ky nuk është vetëm shqetësimi im, por i gjithë banorëve të kësaj ane. Trotuari përveç që nuk mirëmbahet, ke frikë të ecësh në të. Ka mungesa esenciale, kanë luajtur kockat, kurdo që ka të reshura kemi grumbullimi të ujit në mungesë të reshetkave që nuk i kanë vënë fare, uji s’po ka kah depërton”,- shkruan në ankesën e banorit drejtuar portalit Drencia Press.
Këtë ankesë, banori në fjalë e ka shoqëruar edhe me dy fotografi të cilat pasqyrojnë gjendjen e trotuarit në këtë rrugë. /Drencia Press/

