Skenderaj, sekuestrohen 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave
BILLI

Lexo edheRusia sërish paralajmëron Suedinë e Finlandën për hyrjen në NATO: Mos u befasoni më pas

Policia në Skenderaj ka realizuar një bastisje në Skenderaj mbrëmë, ku janë janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
Në njoftimin e policisë thuhet se për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e dyshuar hetuesit policor kanë identifikuar një person.
“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edheRusia sërish paralajmëron Suedinë e Finlandën për hyrjen në NATO: Mos u befasoni më pas