Dushan Janjiq i parashikon jetëgjatësi 40-vjeçare Listës së Studentëve në skenën politike të Serbisë
dp
Lexo edheShiroka-Pula dhe Hennin flasin për marrëdhëniet Kosovë-Zvicër
Sipas tij, Lëvizja Studentore ka perspektivë afatgjatë dhe ai beson se do të vazhdojë të jetë aktive për 40 vjet.
Prandaj, sipas tij, nuk duhet pritur që kjo lëvizje të shpërbëhet shpejt, pavarësisht dallimeve ideologjike brenda saj.
“Ata do të qëndrojnë për 40 vjet. Bëhet fjalë për të rinj që tani janë nga 19 deri në 27 vjeç. Organizimi i tyre i brendshëm do të marrë formë gradualisht. Organizimi politik po largohet gjithnjë e më shumë nga partitë tradicionale drejt lëvizjeve dhe formave të tjera të tubimit qytetar. Kjo është epoka e lëvizjeve dhe ata do t’i përshtaten kësaj prirjeje”, tha Janjiq.

Lexo edheShiroka-Pula dhe Hennin flasin për marrëdhëniet Kosovë-Zvicër
Duke folur për mundësinë që Lista Studentore të ndahet me kalimin e kohës, për shkak të qëndrimeve të ndryshme ideologjike dhe politike, Janjiq vlerësoi se në këtë fazë nuk duhet pritur përçarje, por veprim i përbashkët politik.