BallinaLajmeSkenderaj së shpejti bëhet me qerdhe të re, ja ku do të...

Skenderaj së shpejti bëhet me qerdhe të re, ja ku do të ndërtohet ajo (FOTO)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Shumë shpejt qytetit të Skenderajt do t’i shtohet edhe një objekt publik modern më rëndësi të veçantë. Objekti i ri i Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” do të ndërtohet në një lokacion të ri dhe shumë të përshtatshëm në qendër të qytetit të Skenderajt, pranë shkollës “Shaban Jashari”.

Lokacionin ku do të ndërtohet objektit i ri i Qerdhes së fëmijëve e ka vizituar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Më këtë rast Nënkryetari Nura ka thënë se ndërtimi i objektit të ri për Qerdhen e fëmijëve të Skenderajt është më së i nevojshëm pasi objekti aktual nuk i plotëson kushtet për qëndrim të voglushëve, transmeton Drenica Press.

“Përmirësimi i kushteve për edukimin e fëmijëve të Skenderajt është dhe do të jetë prioritet i Komunës së Skenderajt, pasi investimi në edukimin e fëmijëve është garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Nura.

Ai shtoi se fëmijët e Skenderajt do të edukohen në frymë e kushte evropiane dhe kjo do të bëhet me qasje serioze institucionale.

Prioritet i Komunës së Skenderajt vazhdon të jetë arsimi cilësor dhe në objekte moderne shkollore.

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz