Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, rasti nën hetim
dp

Lexo edheShqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve

Një foshnjë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 7 nëntor, rreth orës 10:00, në Klinë, raporton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.
Lexo edheShqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa njësitet përkatëse policore po merren me procedurat e mëtejshme. /IndeksOnline/