Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
dp
Lexo edheZemaj sfidon Qeverinë Kurti: Kërkon vetëm 17 emra nga 171 mjekët që kryeministri tha se janë kthyer në Kosovë
Nderimi u bë në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni ku morën pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të trupit diplomatik, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë ceremonisë, presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë.
Ajo theksoi se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët humbën jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së vendit. /Lajmi.net/
Lexo edheZemaj sfidon Qeverinë Kurti: Kërkon vetëm 17 emra nga 171 mjekët që kryeministri tha se janë kthyer në Kosovë