BallinaLajmeEkspertët në Pejë i propozojnë Veselit zhvillimin e turizmit

Ekspertët në Pejë i propozojnë Veselit zhvillimin e turizmit

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar të premten gjatë ditës me ekspertë të ekonomisë dhe turizmit në qytetin e Pejës, të cilët vlerësuan se me investime strategjike në turizëm Kosova mund të hapë mijëra vende të reja pune.

Ata thanë se për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit, duhet të bëhen investime strategjike që parashohin edhe punësimin e mijëra qytetarëve në këtë sektorë.

Eksperti Muhamet Sadiku tha se përveç investimeve në turizëm, duhet të bëhen edhe investime strategjike në ekonomi dhe arsim, për të krijuar kuadro dhe konkurrencë të dijes.

“Kosova duhet të sigurojë konkurrueshmëri, të kemi konkurrencë të dijes dhe të arsimit, por edhe në prodhim. Duhet ta përmirësojmë qeverisjen dhe llogaridhënien si dhe duhet të bëjmë më shumë në implementimin e kontratave si dhe gjyqësori të jetë më efikas”, tha Sadiku.

Pasi dëgjoi idetë e ekspertëve pejanë, lideri i PDK-së Kadri Veseli theksoi se Kosova ka shumë resurse humane dhe natyrore të cilat po qëndrojnë të pashfrytëzuara, në mungesë të vizionit qeverisës.

“Kosova ka resurse të jashtëzakonshme por ajo çfarë i mungon aktualisht është vendosmëria për të lëvizur përpara dhe lëvizja në drejtimin e duhur, e cila i vë në sistem resurset të cilat janë të jashtëzakonshme në Kosovë, që nga ato humane deri tek ato natyrore të cilat aktualisht vetëm po rrinë fjetur”, tha Veseli.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz