back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj pritet të bëhet me asamblist nga minoriteti serb

Skenderaj pritet të bëhet me asamblist nga minoriteti serb

Të ngjajshme

Trump thotë se do të zhvillojë bisedime për Ukrainën në ditët në vijim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Horoskopi për sot, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do...

Trump thotë se do të zhvillojë bisedime për Ukrainën në ditët në vijim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Lucern, aksident i rëndë në autostradën A14: Një i vdekur dhe tetë të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A14...

Skenderajt si kurrë më parë, në kuvend pritet t’i shtohet një asamblist nga radhët e minoritetit serb.

Është 24 vjeçari Millosh Kovaqeviq banor i fshatit Banjë, tashmë i certifikuar, i cili thotë se serbët e kësaj komune nuk janë mirë të përfaqësuar, ndaj kjo e ka shtyrë të kandidojë për asamblist ku synon të kërkojë të drejta të barabarta për të gjithë. Kovaqeviq beson që do të marrë votat e mjaftueshme sa për t’i hyrë këtij rrugëtimi për 2 arsye.

E para sipas tij është se deri më tash askush nga komuniteti serb nuk ka garuar për një pozitë të tillë dhe e dyta sepse ka përkrahjen e 200 banorëve të fshatit por edhe jashtë tij,  raporton KTV.

Fqinjët nuk janë prononcuar rreth kandidimit të tij për asamblist në kuvendin komunal të Skenderajt, por deklarohen se do ta mbështesin fuqishëm pasi është mjaft i zgjuar.

Kovaqeviq mban numrin 57 dhe është anëtar i “Iniciativës qytetare Oliver Ivanoviq”. Ka thënë se Kosova është gjithçka për të, dhe nuk do të krijonte ndasi ndërmjet qytetarëve, ndaj dhe nëse fiton do të punojë për të gjithë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz