Skenderaj po investon në rrugët e Tërnovës

Me përmirësimin e kushteve metorologjike intensiteti i punimeve në projektet infrastrukturore që po financohet nga Komuna e Skenderajt po rritet. Po vazhdojnë punimet në projektet e mbetura nga viti i kaluara dhe në ato të reja.
Kështu në Tërnovë tashmë ka filluar ndërtimi i rrugëve dhe rrugicave të lagjeve. Për të parë nga afër punimet që po zhvillihen këtu Nënkryetari i Komunës së Skenderajt ka qëndruar sot në Tërnovë.
Nura u mirëprit nga banorët e këtueshëm, të cilët e falenderuan Komunën e Skenderajt për përgjigje karshi nevojave të banorëve për rrugë të asfaltuara.
Nënkryetari Nura i siguroi banorët se projekti i asfaltimit të rrugëve të Tërnovës do të mbikëqyret nga institucionet përkatëse dhe vetë banorët më qëllim të realizimit sa më të mirë të tij.

Lexo edheDrenas, kundërshtarët politik bëhën bashkë për të pastruar qytetin (FOTO)
Ditë më parë Tërnova kishte probleme me furnizim ne ujë pasi pompat e furnizimit ishin prishur, mirëpo me intervenimin e Nënkryetarit Nura ky problem është evituar shpejt.
Tashmë Tërnova po bëhet vendbanim me kushte të mira për jetë të banorëve falë investimeve të Komunës së Skenderajt në ujësjellës dhe në rrugët e këtij lokaliteti.















