back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkenderaj, nisin aktivitetet kushtuar Ditës së Pavarësisë (FOTO)

Skenderaj, nisin aktivitetet kushtuar Ditës së Pavarësisë (FOTO)

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Në Skenderaj kanë filluar aktivitetet kushtuar kremtimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Aktiviteti i parë i organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me shkollat e mesme të Skenderajt nisi sot me hapjene e ekspozitës me punime të artistëve të rinj, nxënës të dy shkollave të mesme të Skenderajt; Gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe Qendrës së Kompetencës në Skenderaj.

Në hapje të kësaj ekspozite drejtori i DKRS-së në Skenderaj Hajriz Koca ka deklaruar se kjo ekspozitë po hapet në prag të festës së pavarësisë së Kosovës, duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për punën kreative që po bëjnë në fushën e artit figurative. Ai po ashtu lavdëroi nxënësit për punën e tyre, për pëkushtimin dhe për talentin që kanë, si dhe sqaroi se qëllimi i kësaj ekspozite është prezentimi i talentit të pamohueshëm që kanë të rinjtë e Skenderajt në fusha të ndryshme  artit. Më këtë rast ai premtoi se aktivitete të tilla të promovimit të kreativitetit dhe talentit do të përkrahen nga Komuna e Skenderajt edhe në të ardhmen.

Ndërsa profesorët Rexhep Uka dhe Malësor Bejta u shprehen të kënaqur që kjo ekspozitë po hapet në kuadër të festimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosvës dhe theksuan se më meritorët për këtë ekspozitë janë të rinjtë e talentuar të të dy shkollave pjesëmarrëse.

Ekspozita e hapur sot në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderajt do të jetë e hapur deri më 19 shkurt dhe të interesuarit mund ta vizitojnë atë çdo ditë.

Aktivitetet e Komunës së Skenderajt me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me aktivitete sportive, argëtuese dhe përkujtimore sipas agjendës së paraparë.

Displaying Image-3.png

Displaying Image-1 (1).png

Displaying Image-4.png

Displaying Image-8.png

Displaying Image-11.png

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz