Skenderaj, ndahet nga jeta Laureta Hoti, lë pas bashkëshortin dhe dy djemtë e mitur (FOTO)
01

Lexo edheSekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur familjen, të afërmit të dhe gjithë ata që e njohën Laureta Hoti Hoxhën, me prejardhje nga Skenderaj, e cila prej vitesh jetonte në Metz të Francës.
Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë të ditur vëllai i saj, Gazmend Hoti.
Laureta Hoti Hoxha ka lënë pas bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, përkatësisht 6 dhe 8 vjeç, të cilët së bashku me familjarët po përballen me dhimbjen e madhe të humbjes së saj.
Ndarja e saj nga jeta ka lënë pikëllim të thellë te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Detajet për kohën dhe vendin e varrimit pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.
Lexo edheSekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis