back to top
Monday, January 19, 2026
BallinaLajmeSkenderaj - Lumi Klina del nga shtrati, përmbytje në rrugët e Skenderajt...

Skenderaj – Lumi Klina del nga shtrati, përmbytje në rrugët e Skenderajt – Komuna lëshon lajmërim urgjent (FOTO)

Të ngjajshme

Skenderaj po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në lumin Klina, i cili ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit. Rreziku për përmbytje mbetet i lartë edhe për zonat përreth lumit, shkruan Drenica Press.
Në këtë situatë, Komuna e Skenderajt ka lëshuar një lajmërim urgjent për qytetarët, duke bërë thirrje për kujdes maksimal, pas përkeqësimit të gjendjes dhe mundësisë së rritjes së mëtejme të nivelit të ujit, raporton Drenica Press.
Autoritetet komunale u kanë bërë apel banorëve që jetojnë në afërsi të lumit Klina të ndjekin me vëmendje zhvillimet dhe, sipas mundësive, të evakuohen përkohësisht nga zonat e rrezikuara, me qëllim të parandalimit të pasojave dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet relevante janë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën, ndërsa qytetarët ftohen që në rast nevoje të kontaktojnë shërbimet emergjente përmes numrave zyrtarë:
🚒 Zjarrfikësit: 193
🚓 Policia e Kosovës: 192
🚑 Ndihma e Shpejtë: 194
Komuna e Skenderajt apelon për bashkëpunim të plotë nga qytetarët dhe respektim të udhëzimeve të institucioneve kompetente, duke theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz