back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, ja kur lëshohet në përdorim ujësjellësi i fshatit Polac

Skenderaj, ja kur lëshohet në përdorim ujësjellësi i fshatit Polac

Të ngjajshme

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Shkelja e STOP-it i kushton rëndë, Ellen DeGeneres akuzohet për shkaktim aksidenti

Ellen DeGeneres po përballet me padi në Kaliforni, ku...

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica ditë e shtunë më 24 qershor 2017 lëshon në përdorim ujësjellësin e fshatit Polac të Skenderajt.

Informohen banorët e fshatit Polac se projekti i rrjetit të ujësjellësit në Polac është pranuar teknikisht dhe që nga dita e shtunë qytetarët do të mund të furnizohen me ujë të pijëshëm.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit apelon te qytetarët që menjëherë të fillojnë legalizimin e ujëmatësve (orëve) në Kompaninë e Ujësjellësit njësia në Skenderaj karshi pagesës prej 5.90 euro. Gjithashtu obligohet qytetarët që të paguajnë ujin e shpenzuar.

Qytetarët e Polacit po ashtu këshillohen që në periudhën prej 24 orësh që nga lëshimi i ujit në rrjet të mos e përdorin  ujin për pije ose ta përdorin pasi ta kenë vluar.

Projekti i ujësjellësit në Polac është projekt i financuar nga Komuna e Skenderajt dhe do të menaxhohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ndërsa kompania që ka kryer punimet në këtë projekt do të kujdeset për mirëmbajtjen e tij në periudhën 1 vjeçare pas lëshimit në funksion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz