Sot, në Runik filluan punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në Lagjen Miftaraj dhe Dautaj.
Lajmi është konfirmuar nga komuna e Skenderajt përmes faqes zyrtare ku thuhet:
Me rastin e fillimit të këtyre punimeve, Kryetari, z. Bekim Jashari, nënkryetari, z. Nuredin Lushtaku, së bashku me bashkëpunëtorë, vizituan Runikun. Kryetari Jashari, shprehu kënaqësinë me fillimin e punimeve në këtë projekt shumë të rëndësishme për banorët e këtyre dy lagjeve. /Drenica Press/