back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeSkënderaj, dështon Parku i Biznesit, opozita akuzon Komunën për këtë dështim (VIDEO)

Skënderaj, dështon Parku i Biznesit, opozita akuzon Komunën për këtë dështim (VIDEO)

Të ngjajshme

Arsenali i kthehet fitoreve në Premierligë, shkatërron Leedsin

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë. “Topçinjtë”, shkatërruan Leeds...

Maignan vazhdon kontratën me Milanin

Portieri francez, Mike Maignan do të qëndrojë te Milani. Ndonëse...

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Ndonëse u nda lokacioni dhe gjithçka ishte gati për të filluar punimet, Parku i Biznesit nuk “lulëzoi” asnjëherë në Skënderaj.

Opozita thotë se dështimi ka të bëjë kryekëput me interesat personale të zyrtarëve

komunalë karshi firmave të huaja që kanë dashur të investojnë në vend, duke u kërkuar favore e mitmarrje, raporton KTV.

Isa Fejzullahu nga LDK-ja thotë se ky nuk është dështimi i parë i PDK-së me investitorët, duke bërë kështu që shumë kompani t’i ndalojnë investimet këtu.

Hajriz Koci, zëdhënës i Komunës së Skënderajt i quan të pavërteta këto akuza dhe shton se komuna ka krijuar kushte jashtëzakonisht të mira për investitorët.

Koci nuk deshi të tregojë se sa ka kushtuar realizimi i mundshëm i këtij parku që nuk u bë kurrë.

Por opozita ka thënë se ai kapte shumën prej 4 milionë eurosh.

Komuna kishte nënshkruar edhe kontratë me kompaninë sllovene Tehnopolis, për ndërtimin e parkut, por më pas e kishte shkëputur atë.

KTV-ja ka tentuar të kontaktojë zyrtarët e kësaj kompanie sllovene, por numrat e publikuar të kompanisë nëpër webfaqe, nuk kanë qenë të vërtetë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz