BallinaRegjionaleSkenderaj, asfaltohen rrugët e lagjes Xhinovci të fshatit Makërmal (FOTO)

Skenderaj, asfaltohen rrugët e lagjes Xhinovci të fshatit Makërmal (FOTO)

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Janë asfaltuar  rrugët e lagjes Xhinovci të fshatit Makërmal. Më rastin e finalzimit të këtij projekti ishte i pranishëm edhe  Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. Ai  shprehi kënaqësinë për  realizimin e këtij projekti, transmeton Drenica Press.

Nura ka takuar edhe banorët e fshatit Makërmalit me të cilët ka bashkëbiseduar në lidhje me projektet që po realizohen dhe do të realizohen në të ardhmen e afërt.

Nënkryetari  Nura ju premtoj banorëve të fshatit Makërmal se brenda javës do të asfaltohen edhe rrugët në lagjet Goxhuli dhe Asllani, ndërsa shpejt do të nis edhe hartimi i projektit të kanalizimit për këtë fshat.

Banorët e Makërmalit u shprehën të kënaqur me projektet që po realizon Komuna e Skenderajt në fshatin e tyre.

Ishte kënaqësi e veçantë takimi me Bacën Brahim, i cili përkundër moshës 92 vjeçare, të befason me vitalitetin, bujarinë, përvojën jetësore dhe mençurinë e tij. Ai u shpreh shumë i lumtur me ndryshimet pozitive që ka bërë vendi në periudhën e fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz