Skandalizon përkrahësi i VV-së: UÇK është bërë pengesa më e madhe e shtetndërtimit, Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë
dp

Lexo edheTrump thotë se ushtria amerikane vrau 11 persona gjatë sulmit ndaj një varke nga Venezuela

Në reagimin e tij, Potera ka shkruar se “Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë”, duke shtuar se vendi është më i sigurt dhe më pak i kriminalizuar.
Ai madje thekson se “është dashur të jenë edhe më shumë” ish-krerë të UÇK-së në proces gjykimi. “UÇK është bërë pengesa më e madhe e shtetndërtimit. Ka mbetur strehë e fundit e keqbërësve. Nuk kam si ta them ndryshe, kur është kështu”, ka shkruar Potera në postimin e tij.
Samir Potera njihet për publikimet e tij të shpeshta kundër figurave të ndryshme politike dhe përkrahjen që i jep Lëvizjes Vetëvendosje, madje shpeshherë ka publikuar edhe foto me zyrtarë të saj, përfshirë edhe deputeten Fitore Pacolli.

Lexo edheTrump thotë se ushtria amerikane vrau 11 persona gjatë sulmit ndaj një varke nga Venezuela
