back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeSkandal, terroristët kërkojnë dënimin e UÇK-së sipas peshores së Sheriatit (Video/Foto)

Skandal, terroristët kërkojnë dënimin e UÇK-së sipas peshores së Sheriatit (Video/Foto)

Të ngjajshme

Shaqa mëson kundërshtarin për play-off-in e Champions

Xherdan Shaqiri do të tentojë të udhëheqë FC Baselin...

​BQK për vitin 2025 parasheh rritje ekonomike prej 4.1%

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar...

Një person i vdekur, 19 raste të reja me HIV gjatë këtij viti në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka...

Një faqe interneti e quajtur “Ansaaru-Suunah”, prapa së cilës nuk dihet kush qëndron, ka kërkuar dënimin e UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj sipas ‘peshores’ së ligjit të Sheriatit.  Në një shkrim që nuk ka autor, kërkesën për dënimin e UÇK-së kjo faqe e arsyeton me faktin që ushtria ishte themeluar për krijimin e shtetit laik e demokratik, ku sipas shkrimit, nuk ka vend feja dhe njëkohësisht është diçka sekondare dhe private.

Autori apo autorët e këtij shkrimi, që mund të jenë të infiltruar të Shtetit Islamik ose mbështetës të kësaj organizate terroriste, kritikojnë UÇK-në se është angazhuar për ta çliruar Kosovën nga okupatori dhe jo për ta implementuar Sheriatin, shkruan Periskopi.

Shkrimi është publikuar, sipas datës së dhënë, më 2 tetor 2016.

afafgadgasf

Më poshtë ju sjellim disa nga prentedimet kryesore të kësaj faqeje në kërkesën për dënimin e UÇK-së:

Shpesh herë kamë parë dhe dëgjuar se disa ”hoxhallarë” lavdërohen dhe krenohen për pjesëmarrjen e tyre në UÇK. Dhe i lavdërojnë ushtarët dhe disa ”heronj të kombit” (siç pretendojnë), duke bërë dua (lutje) për ta dhe duke i përmendur veprat e tyre të guximshme.

Është e njohur për ne, se këta ”hoxhallarë” kanë gabime të tjera shumë të rënda në çështje që lidhen ngusht me Teuhidin, të cilat janë tregues i qartë se këta nuk janë musliman. Në këtë shkrim do të përpiqemi ta sqarojmë realitetin e hidhur lidhur me pjesëmarrjen e tyre në UCK.

Realiteti i ”UÇK-s””

1.) UÇK-ja është themeluar në bazat e kufrit

2.) UÇK-ja është formuar për krijimin e shtetit laik dhe demokratik në të cilin feja nuk ka vend dhe është diçka sekondare dhe private.

3.) UÇK-ja është deklaruar si një ushtri nacionaliste, e cila lufton për interesat e kombit dhe atdheut.

4.) UÇK-ja, liderët dhe themeluesit e saj janë deklaruar si demokrat dhe përkrahësit e demokracisë

5.) UÇK-ja e ka konsideruar Francen, Anglinë, SHBA-n dhe shtetet e tjera të kufrit si ”aleat”, mik të ngushtë dhe ndihmës. I ka lavdëruar dhe i ka marë ata si shembull të tyrin.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

O ju që keni besuar! Mos i zini jehudët dhe të krishterët për Eulija (shokë, miq e mbrojtës). Ata janë shokë, miq e mbrojtës vetëm për njëri-tjetrin. Dhe nëse ndonjë prej jush i zë ata Eulija, atëherë nuk ka dyshim se ai është një prej tyre. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon atë popull që është Dhalimun (keqbërës, mohues)” (El Madieh-sofra e shtruar:51)

6.) UÇK-ja ka luftuar kundër okupatorit për lirimin e territorit dhe për krijimin e shtetit laik, e jo për implementimin e sheriatit

7.) UÇK-ja, komandantët e saj i ka patur anti-islam, kanë fyer fenë, parimet fetare, kanë urrejtur çdo element që ka të bëjë me islamin. Kanë bërë shumë kufrijate dhe mëkate haptas pa pikën turpit.

8.) Komandantët dhe themeluesit e kësaj ushtrie nuk kanë ditur ta shqiptojnë shahadetin, e aq më pak ta kuptojnë atë

9.) Komandantët dhe ushtarët e kësaj ushtrie tani janë bërë deputetë dhe vendosin ligje krahas Allahut në parlamentin e Kosovës, duke formuar ligje dhe norma sipas epshit të tyre. Ndërsa ata që nuk kanë patur ‘dituri’ për të hyrë në politikë, janë bërë policë dhe ushtarë të TMK-s. Pra, vazhdojnë duke e mbrojtur ligjin dhe shtetin laik me trup dhe shpirt.

10.) UÇK-ja, komandantët dhe themeluesit e saj kanë patur dashuri për çdo shqiptar – pa marr parasysh fenë apo besimin, ndërsa kjo është në kundërshtim me el-Uela dhe el-Bera (dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut) dhe paraqet shirkun e madh sepse dashuria dhe urrejtja është bazuar te UÇK-ja në emër të rracës dhe kombit.

11.) Në besatimin që është bërë (për hyrjen në ushtri) ka shumë fjalë të kufrit dhe shirkut. Një prej besatimeve (betimeve) që i kanë bërë pjesëtarët e kësaj ushtrie të shejtanit është:

“Unë (e cekë emrin), ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem.”

Linku nga betimi i kësaj ushtrie të kufrit:

12.) Në radhët e UÇK-së është konsumuar alkooli, duhani, është dëgjuar muzika dhe ka qënë e përhapur përzirja mes grave dhe burrave. Këto gjëra kanë qënë normale dhe të lejuara në këtë ushtri. Pra, nuk është respektuar fare ligji i Allahut të Madhëruar, por nëse dikush ka thënë: ”Mos e bëni këtë dhe këtë vepër se është haram..”, kanë qeshur më atë person dhe e kanë nënçmuar.

Ka edhe shumë gjëra të tjera, por këtu i kam cekur pikat që më kujtohen për momentin dhe gjërat që më kanë treguar ish-ushtarët e kësaj organizate dhe ushtrie të humbur.

Nuk ka dallim mes UÇK-së apo ushtrisë së Firaonit, apo ushtrisë së Ebu Xhehlit apo ushtrisë së Bashar Al-Assadit. Besatimi në këto ushtri është thuajse i njëjti.

Gjykimi mbi ushtarët, komandantët dhe ndihmuesit e kësaj ushtrie

Kushdo që ka dashuri ndaj kësaj ushtrie ose e lavdëron ose krenohet dhe mburret se ka qënë pjesëtar i kësaj ushtrie të shejtanit e cila ka synuar implementimin e demokracisë dhe formimin e shtetit laik, i tilli është kafir mushrik dhe nuk ka dallim mes tij apo ushtarëve të Musejleme el-Kedhebit apo ushtarëve të Firaonit apo ushtarëve të shtetit të Iranit sot dhe kështu me radhë.

Ata që kanë vdekur duke luftuar në radhët e kësaj ushtrie, kanë vdekur në gjendje të shirkut dhe kufrit, dhe vetëm një injorant i cili nuk ka hyrë ndonjëherë në islam i quan si ”shehida musliman”.

Ndërsa ata që kanë qënë ushtarë dhe ende janë gjallë, duhet të pendohen dhe të hyjnë në Islam ashtu siç kërkohet.

Nuk është me rëndësi nëse është falur dhe ka patur mjekër ndonjë ushtar i kësaj ushtrie apo nëse veten e konsideron si ”hoxhë” sepse namazi dhe mjekra nuk janë pengesa dhe mbrojtje nga shirku i madh.

- Advertisement -

Të Fundit