back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeSKANDAL | Kurti i del në mbrojtje fuqishëm Rozeta Hajdarit për rastin...

SKANDAL | Kurti i del në mbrojtje fuqishëm Rozeta Hajdarit për rastin me rezervat shetërore: Prokuroria ka bërë shkelje, jo ministrja!

Të ngjajshme

Ditë tragjike në Turqi, dy aksidente rrugore, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u...

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë...

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti...

Ja çfarë rasti ka humbur Mbappe

Po zhvillohet aktualisht ndeshja midis Real Madridit dhe Rayo...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dal plotësisht në mbrojtje ministres Rozeta Hajdari në lidhje me skandalin për rezervat shtetërore, ku ajo është e akuzuar.

Kurti në intervistën në Kanal 10, ka sulmuar Prokurorinë që ka ngritur akuzë ndaj ministres Hajdari, transmeton lajmi.net.

Nuk mjaftoi kjo. Kurti tha se Hajdari do të jetë bashkëpunuese me drejtësinë në këtë rast, por dje ajo nuk u paraqit fare në seancën fillestare.

“Çdo gjë që ka thënë ministrja ime, Rozeta Hajdari në konferencën pas ngritjes së aktakuzës është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund t’i dyfishoj ministrat e mi, për atë janë minstra që unë të mos jem aty. Normalisht e marrë përgjigjësinë e plotë si kryeministër i Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje, e jo ministrja Rozeta Hajdari. Por, do të sqarohet përgjatë procesit, në të cilën ministrja Hajdari është bashkëpunuese.”, tha Kurti.

Kur u pyet se nëse Hajdari gjendet fajtore, Kurti tha se “nuk ka koment”. Kurse, në pyetjen se a i beson 100 për qind ministres, ai tha “pa dyshim”./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz