Kosova duhet të përmbushë dy kërkesat e mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka përsëritur edhe drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, gjatë vizitës në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Danielsson gjatë takimeve me përfaqësues të Qeverisë, liderë të partive politike, anëtarë të shoqërisë civile dhe shefa të misioneve të BE-së në Kosovë, të martën ka theksuar se Kosovës i kanë mbetur edhe këto dy kritere për ta përmbyllur procesin për liberalizim të vizave nga 95 sa i ka pasur.