back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeS’ka barna, anulohen krejt operacionet në Klinikën e Urologjisë

S’ka barna, anulohen krejt operacionet në Klinikën e Urologjisë

Të ngjajshme

Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Rexhep Kasumaj, drejtor klinik në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka thënë për “Zërin” se që nga një qershori pesë pacientëve u janë anuluar operimet për shkak të mungesës së furnizimit me barna.

Sipas tij, edhe gjatë muajve të tjerë të këtij viti ka pasur anulime të operimeve.

“Po, ka pasur raste kur janë anuluar operimet për shkak të mungesës së barnave. Këtë 10-ditëshin e fundit pacientët kanë rënë prej programit për këtë arsye. Pesë pacientë kanë rënë nga programi. Ata i kemi operuar pastaj, megjithatë një herë ata kanë rënë nga programi”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se shkak për anulimin e operimeve të tjera gjatë këtij viti ka qenë edhe mungesa e disa anestetikëve.

“Ka ndodhur që edhe më herë kanë rënë prej programit për shkak të anestetikëve, por ne nuk kemi mbajtur evidencë se sa persona kanë rënë nga programi, por ka ndodhur që brenda këtij viti diku kanë qenë edhe dy-tri raste të tjera. Më herët ka qenë për shkak të tjetër lloji të anestetikëve”, ka theksuar ai.

Sipas tij, pacientët të cilëve u anulohen operimet thirren atëherë kur bëhet furnizimi me barna.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz