back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmePër çka raporti shefi i AKI-së, jep detaje Musliu

Për çka raporti shefi i AKI-së, jep detaje Musliu

Të ngjajshme

Ganimete Musliu, zëvendëskryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë  ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të këtij komisioni ku ka raportuar për herë të parë shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni është folur për gjendjen e sigurisë në vend në të gjitha fushat, njofton Klan Kosova.

Sipas saj, raportimi i Maxhunit ishte në nivelin e duhur.

“Qytetarët e Kosovës mund të rrinë të qetë pasi që kemi një situatë të qetë. Ne jemi duke bërë vizita edhe nëpër regjion, javën e kaluar kemi qenë në Mitrovicë, nga aty jemi informuar për gjendjen e përgjithshme qoftë për veri qoftë edhe jug. Në Mitrovicë janë ende rrethanat e njëjta. AKI dhe intitucionet e sigurisë janë në nivel të mirë dhe jemi duke monitoruar sigurinë”, ka thënë ajo.

Musliu njëherit ka njoftuar se në takim është diskutuar edhe për  problemin e qarkullimit në veri pa targa të veturave.

“Unë kam thënë që cdo veturë që ec pa targa në çdo vend të Kosovës mund të ketë ndonjë kriminel brenda. Gjendja është sfiduese por policia po mundohet të kryej punën në mënyrën më të mirë”.

E pyetur se a është diskutuar atje për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq zëvendëskryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka thënë se sa i përket këtij rasti është formuar një komision parlamentar e që sipas saj është punë e komisionit në fjalë të jap informacione, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz