HomeShowBizPostimi që prek zemrat, Dafina Zeqiri mes amësisë dhe pritjes së ëmbël

Postimi që prek zemrat, Dafina Zeqiri mes amësisë dhe pritjes së ëmbël

Të ngjajshme

Këngëtarja e njohur kosovare Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga përditshmëria e saj, duke treguar se po e shijon njëkohësisht rolin e nënës dhe periudhën e shtatzënisë.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, këngëtarja ka publikuar foto me djalin Daskanin si edhe ekspozoi barkun e fryrë, shkruan Indeksonline.

Në mbishkrimin e postimit ka shkruar: “Watch me do both” (Më shikoni t’i bëj të dyja), shoqëruar me emoji që lidhen me fëmijën dhe shtatzëninë.

Me këtë postim, Dafina duket se përcjell mesazhin se po arrin të balancojë me sukses kujdesin ndaj djalit të saj, ndërsa pret edhe ardhjen në jetë të fëmijës së dytë.

Postimi vjen në një periudhë të veçantë për artisten, e cila vazhdon të ndajë me publikun pamje nga jeta e saj familjare dhe emocionet e pritjes së ëmbël./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz