back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportSir Alex Ferguson transferoi një futbollist nga City në karrierën e tij,...

Sir Alex Ferguson transferoi një futbollist nga City në karrierën e tij, ai ishte Frederik Veseli

Të ngjajshme

AAK gati për nisjen e fushatës zgjedhore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të nisë...

Llapi ia vazhdon kontratat dy yjeve të skuadrës

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka vazhduar kontratat...

Sir Alex Ferguson bëri vetëm një transferim nga rivalët e tij të përjetshëm Manchester City – dhe marrëveshja ndodhi ditën e fundit të merkatos.

Përbuzja e Ferguson ndaj City-t mund të përmblidhet me historinë e famshme kur e “shpartalloi” Ruud van Nistelrooy për sjelljen e një fanelle ngjyrë qielli në dhomën e zhveshjes.

United sapo ishin mundur 3-1 nga rivalët në derbin e fundit në Maine Road në vitin 2002, me Shaun Goater që realizoi dy gola.

Van Nistelrooy shkaktoi polemikë të madhe pas humbjes dhe Ferguson shpërtheu, duke thënë:

“Nëse ndonjëherë shoh ndonjërin prej jush duke ecur me fanellë të City-t, nuk do të luani kurrë më për këtë klub.”

Megjithatë, pavarësisht këtij qëndrimi, Ferguson në vitin 2012 bëri një përjashtim duke nënshkruar me një lojtar nga “fqinjët e zhurmshëm”.

Frederic Veseli iu bashkua akademisë së City-t nga klubi zviceran Lausanne-Sport në vitin 2008 dhe luajti për ekipin rezervë. Ai ishte shumë pranë debutimit me ekipin e parë, por një dëmtim në kofshë e ndali në ndeshjen e fundit të sezonit 2010/11.

Pas refuzimit të kërkesave të tij për kontratë nga City, koha e Veselit në Etihad përfundoi më 31 janar 2012, kur ai bëri një kalim befasues tek United si lojtar i lirë.

Rene Meulensteen, trajner i respektuar i Ferguson-it, besohet se luajti një rol kyç në këtë transferim të rrallë – ndërsa edhe vetë skocezi la përshtypje të madhe.

“Ish-agjenti i Veselit, Adam Bouskouchi, tha:

‘Kur Sir Alex foli me të, ai u impresionua shumë. Është një person të cilit është e vështirë t’i thuash jo dhe rekordi i tij ishte i mjaftueshëm që Freddie të mendonte se vendimi për t’u bashkuar me United ishte i duhuri’.”

Veseli shpresoi të ngrinte karrierën e tij në Angli dhe ndihmoi ekipin U21 të United të fitonte trofeun Barclays U21 Elite Group.

Por, ashtu si te City, ai nuk arriti të depërtonte në ekipin e parë te United dhe nuk bëri asnjë paraqitje me seniorët, duke u liruar në korrik 2013.

Pas kësaj, Veseli vazhdoi aventurën e tij në Angli me Ipswich Town, Bury dhe Port Vale, përpara se të rikthehej në Zvicër me Lugano.

Ai gjithashtu ka luajtur në Francë dhe Turqi me Le Mans dhe Fatih Karagümrük, si dhe në dy kategoritë kryesore të Italisë me skuadra si Empoli, Salernitana, Benevento dhe klubin aktual Südtirol.

32-vjeçari pati gjithashtu një periudhë të shkurtër në Shqipëri, vendlindja e prindërve të tij, dhe ka zhvilluar 44 ndeshje me Kombëtaren shqiptare – përfshirë edhe Euro 2016, ku hyri si zëvendësues i vonë kundër finalistëve të mëvonshëm, Francës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz