BallinaLajme“Simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë” – ambasadori Ervin Bushati uron...

“Simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë” – ambasadori Ervin Bushati uron Eric Adams për marrjen e shtetësisë shqiptare

Të ngjajshme

Si ka ndryshuar popullsia e Zvicrës

Ndryshe nga shumë vende të tjera, rritja nuk ka...

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Sakrifica e tyre, dëshmi e dashurisë për atdheun

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët e...

Enver Hoxhaj: Albin Kurti nuk dëshiron të qeverisë, jemi në krizë shtetërore

Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje...

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka uruar ish-kryebashkiakun e New Yorkut, pas marrjes së pasaportës shqiptare.

Në urim thuhet se Eric Adams, është përkrahës i fortë i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në New York, dhe se marrja e shtetësisë shqiptare shkon përtej një akti formal shtetëror.

“Eric Adams, përkrahës i fortë i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në New York. Nën drejtimin e tij, komuniteti shqiptar ka marrë një rol të rëndësishëm në jetën publike të qytetit, duke afirmuar identitetin e tij përmes kulturës, traditës dhe kontributit të përditshëm në zhvillimin e qytetit. Marrja e shtetësisë shqiptare shkon përtej një akti formal shtetëror. Ajo përfaqëson kulmin e angazhimit të tij të drejtpërdrejtë me komunitetin shqiptar dhe me Shqipërinë, të cilën ai e vizitoi së fundmi”, thuhet në urimin e ambasadorit Bushati.

Bushati ka shtuar se tashmë simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz