Silvinjo e riktheu pasi ishte harruar, mesfushori i Kombëtares drejt firmës në Gjermani
dp

Lexo edhe262 mungesa, Arsenal në krizë, angazhon ekspert të jashtëm

Enis Çokaj mund ta vazhdojë karrierën në Gjermani. Interes për mesfushorin shqiptar ka Bokumi, që është pjesë e Bundesligës 2.
![Enis Cokaj - Highlights [HD]](https://i.ytimg.com/vi/AyEQfy133Vk/sddefault.jpg)
Çokaj do të ishte transferim nga Panathinaikos. Kontrata e lidh me këto të fundit deri në fund të sezonit, edhe pse aktualisht është i huazuar te Levadiakos.
I lindur në Koplik, Çokaj e niste te moshat e Vllaznisë dhe Shkëndijës, para se të transferohej te Lokomotiva. Më pas, 27-vjeçari luajti edhe me Laçin në Abissnet Superiore si i huazuar nga klubi kroat.

Lexo edhe262 mungesa, Arsenal në krizë, angazhon ekspert të jashtëm
Panathinaikos i bleu kartonin në vitin 2022. Tashmë është drejt eksperiencës për herë të parë në Gjermani. Kujtojmë se trajneri Silvinjo e ktheu te Kombëtarja përgjatë vitit të kaluar, ku mori minuta ndaj Gjibraltarit në miqësore.