back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaZgjedhjet 2025Siguria në fokus të PDK-së, Enver Hoxhaj zbulon marrëveshjen e mundshme me...

Siguria në fokus të PDK-së, Enver Hoxhaj zbulon marrëveshjen e mundshme me SHBA-në

Të ngjajshme

Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për arsyet...

Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të martën që...

Messi ‘përshëndetet’ nga tigri në Indi

Lionel Messi vazhdoi edhe sot me turin e tij...

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka publikuar një video adresuar qytetarëve, ku ka prezantuar planin e PDK-së për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës. 

Në këtë paraqitje, ai ka theksuar përkushtimin e tij për përmbylljen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dyfishimin e buxhetit për mbrojtje dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje për Siguri dhe Mbrojtje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxhaj gjithashtu ka zbuluar një Plan veprimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë si një hap strategjik për garantimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë të vendit.

“Vetëm kështu mund ta bëjmë një Kosovë të sigurt, në një Evropë të pasigurt”, ka thënë Hoxhaj.

Plani i PDK-së në këtë drejtim synon të forcojë aleancat ndërkombëtare dhe të sigurojë mbështetje për avancimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz