back to top
Monday, January 19, 2026
BallinaLajmeSi ndryshuan rezultatet për partitë krahasuar me zgjedhjet e kaluara? -VV-ja me...

Si ndryshuan rezultatet për partitë krahasuar me zgjedhjet e kaluara? -VV-ja me ngritje nga shkurti, LDK-ja me rënie ekstreme e PDK njësoj

Të ngjajshme

Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku

Qeveria irakiane ka bërë të ditur se forcat amerikane...

Kajtazi: Deputeti që vjedh mandatin, çfarë produktiviteti mund të ketë në Kuvend?

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka komentuar çështjen e...

Zvarritja e formimit të institucioneve – Sindikatat: Pagat nuk guxojnë të jenë peng i krizës politike

Vendimi  për rinumërim të votave mund të ndikojë drejtpërdrejt...

Partitë politike mbrëmë vonë kuptuan se ku gjenden sa i përket votës dhe besimit të qytetarëve.

Pas orës 19:00 veçse nisi të bëhej e ditur se kush fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij dhjetori.

Komisioni Qendror Zgjedhor brenda tri orëve nxori rezultate preliminare, e nga ku doli se Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 59 për qind.

Por si ndryshoi përqindja e fituar e partive politike nga zgjedhjet shkurti me tani?

Vetëvendosje në zgjedhjet më 2021 pati një rritje prej 50.28 ndërsa në zgjedhjet e shkurtit pati pasur pak rënie, në 42.3 për qind, kurse mbrëmë ende pa u llogaritur edhe votat me kusht dhe ato të diasporës shkoi në 49.28%.

Por LDK-ja është ajo e cila mbrëmë pati një rënie drastike.

Më 2021, LDK mori 12.73%, kurse në shkurt mori 18.27% ndërsa mbrëmë doli me vetëm 13.58%, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2021, PDK mori 17.01% ndërsa në shkurt pati rritje në 20.95%. E mbrëmë PDK-ja mori 20.99% duke qëndruar kështu në një përqindje thuajse të njëjtë.

AAAK-ja e cila në vitin 2021 mori 7.12%, në shkurt arriti t’i marrë 7.06%. Në zgjedhjet e mbrëmshme AAK-ja doli me 5.09%.

Lista Serbe qëndroi thuajse njësoj, më 2021 pati 5.09%, në shkurt 4.26% e mbrëmë 4.79%./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz