BallinaLajmeShumë afër koalicioni, bëhen bashkë LDK e PDK

Shumë afër koalicioni, bëhen bashkë LDK e PDK

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë shumë afër një koalicioni të ri. Pak javë pasi arritën marrëveshje për bashkëqeverisje në Istog, LDK e PDK do të bashkëqeverisin edhe në Pejë.

Burime të Indeksonline brenda partive bëjnë të ditur se në parim është arritur një marrëveshje, por se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla para zyrtarizimit të këtij koalicioni.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar se është në bisedime me PDK-në, por se ka thënë se nuk ka ende asgjë zyrtare.

“Jemi në bisedime, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Gjatë kësaj jave do të kemi një takim të radhës me kryetarin e degës së PDK-së në Pejë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë” ka thënë Muhaxheri për Indeksonline.

Të njëjtën e ka thënë edhe Xhavit Haliti. Deputeti i PDK-së ka deklaruar se nuk ka ende zyrtarizim, por se dy partitë janë në bisedime./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz