BallinaLajmeShukri Buja pushon aktivitetin në NISMA, a do të shkojë të një...

Shukri Buja pushon aktivitetin në NISMA, a do të shkojë të një parti e re?

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Ish-Kryetari i Lipjanit ka vendosur të pushojë aktivitetin partiak në subjektin e Fatmir Limajt. Shukri Buja nuk ka dhënë shenja se do të shkojë te ndonjë parti tjetër dhe as mundësinë e rikthimit në PDK qysh bëri kushëriri i tij, Ramë Buja.

Ka disa muaj që anëtari i Nismës Socialdemokrate, Shukri Buja nuk është bërë “i gjallë” në partinë e Fatmir Limajt. Zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar se i njëjti nuk është më fort aktiv, e deklaratat e tyre i ka konfirmuar edhe vetë Buja.

Në një prononcim për Gazetën Express, Buja e ka pranuar se nuk është më aktiv në politikë. Thotë se dorëheqje zyrtare nuk ka dhënë ende, por se aktualisht nuk është duke u marrë me ndonjë aktivitet politik.

“Nuk jam aktiv në politikë, as në Nismë e as në ndonjë parti tjetër politike. Dorëheqje zyrtare nuk kam dhënë, por nuk jam tu u marr me asnjë aktivitet. Thjeshtë nuk do të mirrem me politikë. Jo, njëherë nuk kam ndonjë plan me iu bashku ndonjë partie. Thjeshtë jam tu pauzu, pra në politikë nuk jam aktiv.”, ka thënë Buja për Express, të shtunën.

I pyetur nëse do t’i bashkohet ndonjë partie muajve në vijim, ka thënë se nuk e planifikon një gjë të tillë. Ndërkohë, për vendimet e shefit të PDK’së për shkarkimin e zyrtarëve me aktakuza, parti në të cilën dikur ishte anëtar i kryesisë,  thotë se nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.

Ndryshe, Buja ka dhënë dorëheqje kohë më parë nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, si dhe nga kryesia e PDK-së. Arsyet e dorëheqjes së tij, Buja i kishte bërë të ditura në një letër pesë faqe që ia kishte dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryesisë së partisë.

Buja ka qenë kryetar i Komunës së Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Pas largimit nga PDK’ja, ai kishte kaluar në partinë e Fatmir Limajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz