Shtohet prania e policëve në rrugët e kryeqytetit, shkojnë edhe te Gjykata Kushtetuese
01

Lexo edheThaçi: Sveçla tentoi t’i zhduk faktet për laboratorin e drogës së familjarëve të këshilltares së Haxhiut


Në orën 17 pritet të nisë ‘përfomanca’ e Lëvizjes Vetëvendosje, ku pritet të marrin pjesë rreth pesë mijë veta në sheshet kryesore të Prishtinës.
Policia i ka thënë Gazetës Express se forcat u shtuan pasi do të kujdesën për sigurinë publike gjatë ilustrimit të protestës që LVV e ka paralajmëruar për sot.
“Policia e Kosovës konfirmon se do të kujdeset për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjen e këtij akitiviteti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Lexo edheThaçi: Sveçla tentoi t’i zhduk faktet për laboratorin e drogës së familjarëve të këshilltares së Haxhiut
Ndërkaq, sic ka mësuar Gazeta Express, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues ja mbledhur për të marrë vendim rreth lëndës që e ka dorëzuar LVV rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK’së për kryeministër.

Policë shtesë janë para duke lëvizur rreth objektit të Gjykatës Kushtetuese.
Në fotografitë që ka shkrepur Gazeta Express, policia ka rrethuar edhe objektin e Kuvendit të Kosovës. /Express/