BallinaJetëShqiptari niset me biçikletë nga Italia për në vendlindje, kapet në autostradë...

Shqiptari niset me biçikletë nga Italia për në vendlindje, kapet në autostradë nga policia

Të ngjajshme

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Rreth 150 vullnetarë iu bashkuan aksionit, ndërsa 15–20 persona...

“Dua të kthehem në Shqipëri!” Janë këto fjalët që i tha policisë mëngjesin e së premtes pasi u ndalua nga një patrullë e policisë rrugore, teksa pedalonte qetësisht me biçikletë përgjatë autostradës A27.

Çiklisti rrezikonte që të përfundonte në mes të mjeteve në autostradë, por ishte ndërhyrja e policisë ajo që e parandaloi. Protagonist i kësaj ngjarje është një shqiptar 33-vjeçar me banim në Marca, i cili jo më larg se të enjten ishte dërguar në spitalin Ca’Foncello në gjendje të rëndë ankthi, për shkak të qëndrimit në izolimi prej koronavirusit.

Aq sa në momentin që e ndaloi policia kishte në dorë ende byzylykun e spitalit me emrin dhe datën e shtrimit në spital.

Shqiptari kishte dalë me biçikletë, pa doreza dhe maskë duke udhëtuar drejt autostradës së Treviso dhe do merrte rrugën për në Venezia, duke vijuar sipas tij në rrugën drejt atdheut.

Por disa drejtues mjetesh u përballën me të dhe lajmëruan policinë, e cila nga ana e saj njoftoi ambulancën, ku u ridërgua sërish në spital.

33-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, por pavarësisht kësaj u gjobit me 42 euro për hyrje të parregullt në autostradë, pasi biçikletat nuk lejohen.

Po ashtu u gjobit edhe me 533 euro, për shkeljen e dekretit të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i riu tha se ndihej i trysnuar dhe se donte të kthehej me çdo kusht në vendin e lindjes, në Shqipëri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz