Shqipëria rikthehet tek fitorja
BILLI

Lexo edheS’ka fitues, Kosova pati mundësi edhe ta fitonte takimin

Shqipëria ka marrë tri pikë në udhëtim te Andorra, duke triumfuar 0-3.
Pas humbjes 0-2 nga Turqia, Shqipëria ka reaguar për t’i marrë pikët e plota në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2020, raporton Gazeta Express.
Kuqezinjtë e mposhtën në udhëtim Andorrën me rezultat 3-0.

Lexo edheS’ka fitues, Kosova pati mundësi edhe ta fitonte takimin
Golin e parë e shënoi sulmuesi, Armando Sadiku, në minutën e 21’, kurse për 2-0 realizoi sulmuesi tjetër, Bekim Balaj, në minutën e 88’. Para se gjithçka të mbyllet, realizoi Amir Abrashi, në minutën e 96’. Për 3-0.
Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e 3 pikëve në Grupin H, aty ku prijnë Franca me Turqinë me nga gjashtë pikë.