back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareShqipëria ndalon hyrjen e veturave nga Kosova, lejohen autoambulancat, automjetet qeveritare dhe...

Shqipëria ndalon hyrjen e veturave nga Kosova, lejohen autoambulancat, automjetet qeveritare dhe komerciale

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...

Për shkak të masave parandaluese që janë duke u marrë lidhur me coronavirusin, autoritetet e Shqipërisë kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen e veturave për të gjithë shtetasit e Kosovës, me përjashtim të veturave te shëndetësisë, veturave komerciale dhe veturave qeveritare.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Lexoni të plotë njoftimin:

QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

• Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
• Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri më datë, 15/03/2020 në ora 24.00.

Ndryshe, në Shqipëri numri i personave të prekur me coronavirus ka arritur në 23, ndërsa një person ka humbur jetën. Ndërkaq, në Kosovë deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz