Regjistrohet viktima e parë nga Koronavirusi në Shqipëri (VIDEO)
01

Lexo edheLigjeratat në UP nisin të mbahen online për shkak të Koronavirusit (VIDEO)

Tentuan ta dërgojnë në urgjencën e Tiranës.
Por një grua qe vetëm një ditë më parë u konfirmua se ishte me koronavirus, nuk ia doli t’i mbijetonte epidemisë së rëndë.
73 vjecarja që ishte kthyer para 10 dite nga Italia, vdiq, njofton Klan Kosova.
Ajo ishte paraqitur në Spitalin e Durrës ku u trajtua për pneumoni dhe nuk u kishte treguar mjekëve se kishte pasur udhëtim në Itali.

Lexo edheLigjeratat në UP nisin të mbahen online për shkak të Koronavirusit (VIDEO)
Para se të paraqitej në spital, ajo poashtu kishte qenë në një ceremoni mortore, dhe dyshohet se ka takuar edhe persona të tjerë. Gjatë kësaj periudhe, gruaja dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe stafin e spitalit të Durrësit.
Ndërkaq në Shqipëri u konfirmuan edhe 2 raste te reja, duke quar numrin e të infektuarave në 12.
Kronikë nga Iliri Pireva.