BallinaLajme“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”- Berisha i përgjigjet Ramës...

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”- Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

Të ngjajshme

66 masa për sistemin e shtrenjtë shëndetësor të Gjermanisë

Një komision i posaçëm ka paraqitur disa propozime që...

Ushqimet që në mënyrë natyrale ulin kolesterolin

Ka disa ushqime që ngrisin nivelin e kolesterolit. Por ka...

​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas-Baicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më...

Bordi i Paqes i jep afat për çarmatosje Hamasit

Bordi i Paqes në Gaza i ka dhënë Hamasit...

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës”.

Në një deklaratë, Berisha shprehet se Shqipëria ka taksën më të lartë në botë dhe sipas tij, ulja e akcizës, është tallje për qytetarët dhe fermerët.

“Së pari, të dashur qytetarë dhe qytetare, ju uroj dhe njëherë nga zemra gëzuar Pashkën, Pashkën tjetër më mirë ta festojmë.

Së dyti, jam sot para jush sepse nuk ngurroi as ditën e Pashkës të ligjërojë monologun e tij të mashtrimit. Edi Rama sot u rrek përsëri të mashtrojë shqiptarët lidhur me çmimin stratosferik të naftës.

E vërteta dhe njëherë ta dini të dashur qytetarë, se kjo qeveri ka vendosur mbi naftën, taksën absolutisht më të lartë në botë. Kjo qeveri takson si asnjë qeveri tjetër e planetit, 60% të çmimit me të cilin shitet nafta në treg dhe merr në çdo litër naftë 1.1 euro.

Lëvizja që pretendon me akcizën, është një tallje. Sipas tij, ajo hyn në fuqi kur nafta tejkalon 220 Iekë për litër, ndërkohë që përgjysmimi i barrës fiskale, i taksave mbi naftën, do të ishte rruga e vetme për të ulur çmimin e saj dhe për ta mbajtur atë në nivele të përballueshme nga qytetarët shqiptarë, nga fermerët shqiptarë, për ta mbajtur atë në nivele të kontrollueshme edhe për çmimet e tjera”-u shpreh Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz