Një aksident i rëndë i mori jetën 6 vjeçarit Avram Bashuri, tetë muaj më parë, më 7 gusht 2018.
Emisioni “Boom” në Ora News ka publikuar sot pamjet e tmerrshme kur fëmija është përplasur nga një makinë që ecte mbi shpejtësinë e lejuar në një zonë ku nuk duhet të ishte me shumë se 20 km/ h.
Pamjet janë bërë publike me lejen e familjes, të cilët kërkojnë rihapjen e hetimeve dhe vendosjen në vend të drejtësisë për djalin e tyre.
Ata akuzojnë prokurorin, gjyqtarët dhe ekspertët për manipulim të provave, ndërsa në timonin e makinës ishte një 35 vjeçare.















