back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeShqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Të ngjajshme

Emilja Rexhepi: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar...

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë që, nga ana tjetër, edhe ata që janë të martuar kërkojnë divorcin, me rreth një në tre çifte që janë ndarë gjatë vitit 2024.

Të dhënat më të fundit tregojnë se martesat në Shqipëri kanë pasur një stabilitet nga vitet 1990 deri në vitin 2004. Më pas, struktura familjare nisi të marrë një tjetër rrjedhë, duke shënuar një rënie nga 29 mijë martesa të regjistruara në vitin 1990, në vetëm 16 120 martesa në vitin 2024, raporton “Euronews”.

Edhe divorci tashmë nuk është më një tabu, ashtu siç shihej në vitet 1990. Në vitin 2024, kjo shifër arriti një nivel historik prej afërsisht 29.8 divorce për çdo 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Këto shifra shpesh kanë ardhur si rezultat i emigracionit të të rinjve, faktorëve ekonomikë, të cilët në shumë raste luajnë rolin kryesor, por edhe modernizimit që ka marrë tashmë familja. Prioritet i jepet mirëqenies individuale, duke e lënë në plan të dytë vendimin për t’u martuar ose jo.

Nga ana tjetër, edhe divorci nuk është aq i thjeshtë sa duket, duke sjellë pas tij një sërë problemesh, që nga kujdestaria e fëmijëve, pasuria, pagesat mujore që detyrohen, e deri te mungesa e mbështetjes për prindërit e vetëm./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz