back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePolicia arreston një person në Kaçanik që vodhi televizorin në vlerë 1800...

Policia arreston një person në Kaçanik që vodhi televizorin në vlerë 1800 euro dhe pastaj e shiti

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Në dhjetor të vitit 2024, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë për “Vjedhje të rëndë” nga një qytetar me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, i cili kishte raportuar se persona të panjohur, me përdorimin e forcës, kishin depërtuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë, duke vjedhur një televizor Samsung, në vlerë rreth 1800 euro.

Policia njofton se “pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Njësia e Hetimeve në Kaçanik, janë siguruar informacione se televizioni i vjedhur gjendej tek personi R.B., i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se atë e kishte blerë nga personi B.B..

Ndaj R.B. është iniciuar rast për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale””, njofton policia.

“Më 28.01.2026, është arrestuar dhe intervistuar i dyshuari B.B., i cili ka pranuar kryerjen e vjedhjes dhe shitjen e televizorit dhe me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për veprën penale “Vjedhje e rëndë””, njofton policia.

“Pas përfundimit të procedurave policore dhe verifikimit, ankuesi është njoftuar dhe ka pranuar pronën e tij në stacionin policor Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz