Shpresë tjetër për vizat, Këshilli i BE-së mblidhet më 12 mars
BILLI

Lexo edheMike Tyson po e vazhdon trashëgiminë në boks – djali i tij tregon lëvizjet e ‘çmendura’

Ndonëse shtetet e BE-së vazhdojnë të mos jenë të unifikuara për këtë proces, nga Ministria e Integrimit e Kosovës thonë se viti 2020 është shpresëdhënës për liberalizimin e vizave, shkruan gazeta Zëri.
Që nga shtatori i vitit 2018, kur Parlamenti Evropian e dha dritën e gjelbër për heqjen e vizave për kosovarët, ende nuk ka pasur asnjë pikë kthese në këtë proces. Madje sipas Bashkimit Evropian, për të ndodhur liberalizimi për Kosovën duhet të unifikohen shtetet e BE-së, të cilat aktualisht nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën.
Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostollova, të hënën në një deklaratë për medie u bëri thirrje autoriteteve kosovare të lobojnë, në mënyrë që t’i bindin shtetet anëtare të BE-së që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave.

Lexo edheMike Tyson po e vazhdon trashëgiminë në boks – djali i tij tregon lëvizjet e ‘çmendura’