Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar veprimin e policit Klajdi Mustaj, që shpëtoi 4 persona në një aksident rrugor në Qafën e Koshovicës në Fier mbrëmjen e së premtes.
Ilir Proda i akordoi policit Klajdi Mustaj Certifikatën për Shërbime të Dalluara!
Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda:
“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve. Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit”.
Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme.
Ai ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master.