Shpëtohen 90 skllave seksi në Britani, shumica ishin shqiptare

Skllavërimi seksual mëton të jetë një nga problematikat më të mëdha në Britani, ku ky lloj tregtimi i qenieve njerëzore kryhet më së shumti nëpërmjet internetit.
Policia britanike ka njoftuar se pas një operacioni mbarëkombëtar janë shpëtuar 90 skllave seksi dhe janë arrestuar 73 persona.
Viktimat të cilat ishin rezidente në Britani si destinacion kishin tregun në SHBA, Filipine dhe Indi, të cilat reklamoheshin nëpër faqe të ndryshme interneti dhe më pas bliheshin nga “tutori” i tyre i ardhshëm.
Tom Dowdall nga Agjencia Kombëtare e Krimit tha:
“Faqet e internetit për shërbimet e të rriturve o ofronin autorëve mundësinë që të reklamonin viktimat e shumëfishta në këmbim të parave që merrnin nga shërbimet e tyre seksuale.”

Lexo edheNjë kosovare zgjidhet anëtare e këshillit të komunës në Blegjikë
Sipas policisë mijëra reklama për shërbime seksuale janë postuar në internet çdo muaj në Britani, ku është e ligjshme blerja dhe shitja e seksit, por është e ndaluar skllavërimi për përfitime nga palët e treta apo ndryshe ndërmjetësuese siç ishin tutorët që i skllavëronin këto 90 vajza.
Nga ky lajm i publikuar nga Daily Mail, përmendet edhe Shqipëria.
Viktimat e seksit që u shpëtuan nga policia britanike ishin shumica nga Shqipëria, pastaj vinin ati nga Vietnami, Kina dhe Nigeria.
Kryeministrja Theresa May i ka thënë kompanive të internetit që të punojnë më shumë në parandalimin e shitjes së skllaveve online, ndërsa vëzhguesi i etikës në Britani i ka kërkuar qeverisë që të ndëshkojë ato vende që nuk i heqin përmbajtjet ilegale, siç është abuzimi seksual i fëmijëve.














