Një kosovare zgjidhet anëtare e këshillit të komunës në Blegjikë

22-vjeçarja me origjinë nga Kosova, Deniza Miftari, është zgjedhur anëtare e këshillit të komunës Roeselare në Belgjikë, pas votimeve të fundit atje.
Ajo përfaqëson Partinë e Gjelbër, dhe është anëtarja më e re e saj, që merr një post kaq të lartë në strukturat lokale.
Deniza njihet për përfshirjen e saj në çështjet sociale, kulturore, studentore dhe është editorialiste për të drejtat e njeriut. Ajo tashmë është shtesase belge, ndërsa është lindur në Kosovë dhe u zhvendosë në Roeselare kur ishte shtatë vjeç.
“Me zgjedhjen time si anëtare e këshillit të komunës, shpresoj të vë në dukje çështje prioritare si, zhvillimi i qëndrueshëm i Roselare dhe kthimin e tij në një vend tërheqës”, thotë Miftari.
Si prioritete të punës së saj, 22-vjeçarja me origjinë nga Kosova përmend edhe projektet e integrimit të imigrantëve dhe atyre për të rinjtë, raporton portali belg KË, transmeton tch.

Lexo edheKy është personi që dyshohet se vrau gjyshen e tij në Zvicër
Deniza Miftari kandidoi në zgjedhje me programin e saj të fokusuar te pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje.
“E ardhmja është e jona dhe për këtë arsye ne gjithnjë e më shumë duhet ta marrim drejtimin”, deklaroi ajo.
Sipas Miftarit, ka një distancim te personat me prejardhje të ndryshme kulturore.
“Diversiteti gjithnjë e më shumë duhet të shihet si një pasuri dhe jo si pengesë. Ne duam ta shndërrojmë Roeselare në një vend të sigurt për të gjithë, pavarësisht nga besimit fetar, kulturës apo moshës”, thotë ajo.














