Shpërthim i fuqishëm në qendër të Prishtinës (Foto)
dp·

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodh para pak çastesh në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Zhurma e shpërthimit është dëgjuar shumë larg, ndërsa kjo ka ndodhur shumë pranë kafeneve të vogla “Verë n’Dimër”, raporton Periskopi
Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se çfarë ka qenë mjeti shpërthyes. Shpërthimi ka ndodhur krejt pak qaste pasi ka përfunduar koncerti i grupit “Troja” në shesh, ku ende kishte turma njerëzish përreth.
Nga shpërthimi është dëmtuar dyqani që ndodhet pranë, në murin e së cilit është hedhur mjeti.

Lexo edheDeputeti i LDK-së: Kadri Veseli nuk guxon të shkojë në zgjedhje pas Drenasit (Video)




















