BallinaBotëShpërthen kamioni me naftë, 70 të vrarë (foto)

Shpërthen kamioni me naftë, 70 të vrarë (foto)

Të ngjajshme

Më shumë se 70 persona janë vrarë pas shpërthimit të kamionit me naftë në Mozambik, thonë zyrtarët e qeverisë.

Sipas raporteve thuhet se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë se 70 ndërsa 110 persona tjerë kanë pësuar djegie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Tete, pranë kufirit me Malauin.

Përmes një deklarate të saj, qeveria e vendit afrikan njoftoi se njerëzit e dëmtuar ishin përpjekur të nxirrnin karburant nga një kamion i përmbysur, kur prej nxehtësisë së madhe mjeti shpërtheu, duke i lënë dhjetëra prej tyre të vdekur në vend e të tjerët të lënduar. /KK/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz