back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportShpërthen futbollisti i Kosovës në deklaratën e komentatorit shqiptar (Video)

Shpërthen futbollisti i Kosovës në deklaratën e komentatorit shqiptar (Video)

Të ngjajshme

Gjatë një emisioni sportiv në televizionin “Ora News” në Shqipëri, komentatori i njohur i televizionit publik në Shqipëri (TVSH), Konstandin Grillo, deklaroi se ai në këtë Botëror bënë tifo për përfaqësuesen e Serbisë.

Kosta Grillo tha se është tifoz i skuadrës serbe Crvena Zvezda, dhe për shkak se përfaqësuesja e Serbisë është nga Ballkani, atëherë bënë tifo për të, sepse që prej kur ka qenë fëmijë, ka qenë i lidhur me futbollin serb.

Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë polemika gjithandej në rrjetet sociale, e së fundmi edhe futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, ka reaguar ashpër ndaj komentit të Konstandin Grillo.

Mbrojtësi kosovar, në “Insta Story” ka postuar videon e deklaratës së Kosta Grillos, dhe ka shkruar: “Ju duket për të qeshur? Dy vite më parë na quajtët tradhtarë sepse zgjodhëm Kosovën”. /Insporti.com

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz