Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lëvizja Vetëvendosje e ka instaluar një diskurs “të viktimës mbi luftëtarin”.
Ai ka thënë se “Saranda Bogujevci në politikë e luan rolin e viktimizimit”.
Syla, theksoi se duhet të kemi respekt për gjithë viktimës, por mënyra sesi e ka ngritur këtë narracion VV është për përfitime politike.
E analisti Dibran Hoxha tha se në atë që ka bërë Saranda Bogujevci është “heroinë”.
“Më e rëndësishme që ka ndërtu memorie kolektive, që agresorit me i thënë në atë emër, e ne me ditë pozicionet. Me u ngritë mbi përvojat siç e ka bë Saranda e Vasfija janë heroina”, tha Hoxha
“Çfarë heroina, me heroina. Ky është diskurs marre”, ia ktheu Syla i cili potenconte respektin për gjitha viktimat e luftës.
Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU