BallinaLajmeShpërndahen 80 lopë qumështore për fermerët e Malishevës

Shpërndahen 80 lopë qumështore për fermerët e Malishevës

Të ngjajshme

OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes së çmimeve

Shtatë nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në...

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV, Marko Rubio vizitë në Vatikan dhe Romë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të zhvillojë...

Molliqaj: Osmani angazhimin politik e ka të ndërlidhur me karrierën për vete

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka hedhur akuza...

Bersant Celina asiston në Suedi

Skuadra e AIK-ut është duke luajtur ndeshjen e javës...

Sir Alex Fergusonin e dërgojnë në spital nga “Old Traffordi”

Sir Alex Ferguson është dërguar në spital nga “Old...

Në kuadër të investimeve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, Drejtoria për Bujqësi, në Komunën e Malishevës, ka filluar shpërndarjen e 80 lopëve për 80 fermer të Komunës së Malishevës. Shpërndarjen e lopëve, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar përfituesit.

“Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisë komunale dhe ne do të vazhdojmë me përkrahjen e fermerëve të komunës sonë, në të gjitha format e mundshme, përmes subvencioneve dhe investimeve konkrete në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë”, ka thënë nënkryetari Berisha,  i cili edhe i ka uruar përfituesit.

Ndërsa drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha ka bërë të ditur se do të shpërndahen 80 lopë për 80 fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret e parapara. Sipas tij, ky subvencionim është bërë nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kushton rreth 128 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz